Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda makinës së tij

Diaspora

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda makinës së tij

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:33
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi gjatë ditës së sotme.

Një shqiptar mësohet se është qëlluar me 5 plumba brenda makinës së tij.

Gjendja e tij sipas mediave vendase raportohet kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Hagia Sophia në Patra.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës.

Mësohet se për këtë ngjarje dy persona janë shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat