Detaje/ Atentati në Greqi, kush është 27 vjeçari shqiptar që u qëllua me 5 plumba

Diaspora

Detaje/ Atentati në Greqi, kush është 27 vjeçari shqiptar që u qëllua me 5 plumba

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:27
Pamje nga video

Zbulohen detaje të reja nga të shtënat me armë ndaj një shqiptari në Agia Sofia, në Patra të Greqisë.

Media greke “Tempo24.news”  shkruan se është qëlluar me pesë plumba drejt një shqiptari, 27 vjeç, ndërsa ngjarja ka tronditur qytetarët.

Mësohet se në momentin që është qëlluar me 5 plumba,i  riu ishte në makinë.

Shqiptari është dërguar në spital menjëherë dhe ndodhet në vdekje klinike.

Forca të shumta të policisë helene janë në vendin e ngjarjes. Për krimin, dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë.

Gjendja e shqiptarit vlerësohet të jetë shumë kritike. Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer ngjarjen, duke thënë se në drejtim të automjetit ku ishte 27-vjeçari u qëllua disa herë me plumba.

Mediat kanë publikuar edhe pamje nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat