Ekstradohet nga Spanja në Itali 37-vjeçari shqiptar, lidhja me kartelët e Amerikës Latine

Diaspora

Ekstradohet nga Spanja në Itali 37-vjeçari shqiptar, lidhja me kartelët e Amerikës Latine

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:42
Pamje nga videoja

Sokol Memetaj, 37-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë në kuadër operacionit “Los Blancos” është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë. Mediat spanjolle raportojnë se bashkë me të janë ekstraduar edhe 12 persona të tjerë 4 prej të cilëve italianë dhe 8 shtetas të huaj.

Memetaj ra në prangat e policisë në shtator të vitit të kaluar si pjesë e një karteli droge që drejtohej nga shqiptarë i quajtur “Kompania Bello”. Ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës. 

Karteli u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër arreste.

Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat