Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të covid

Diaspora

Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të covid

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

I sëmuri i parë me mutacionin afrikan të covid në Greqi është një prift shqiptar.

Sipas mediave vendase, ai ka pas qenë në të kaluarën i prekur me covid dhe në vazhdim kishte dalë negativ.

Sipas informacioneve të para,dhjaku është ndihmësi i mitropolitit të Kordelios në Selanik,dhe deri në këtë moment po e kalon virozën pa simptoma të rënda.

Autoritet thonë se ende nuk kanë një version sesi dhjaku është prekur nga mutacioni afrikanojugor i covid,dhe sa persona mund të jenë  infektuar prej tij. Deri tani raportohet edhe se edhe një tjetër dhjak,edhe ai ndihmës i mitropolitit të Kordelios,besohet se është infektuar prej të njëjtit mutacion të covid,ndërkohë që po pritet konfirmimi i testeve të bëra gjatë ditës së dielë.

E sigurtë është që dhjaku me origjinë shqiptare nuk ka udhëtuar drejtë vendlindjes së tij gjatë muajve të fundit.

Mutacioni afrikanojugor vlerësohet se është më i rrezikshmi ndër mutacionet e covid,por në çdo rast,veprimi i vaksinave dhe i terapive mjekësore,ka efekte edhe në këtë variant të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat