Humbi kontrollin e avionit ushtarak në Greqi, kush është piloti 32-vjeçar që u gjet i vdekur

Diaspora

Humbi kontrollin e avionit ushtarak në Greqi, kush është piloti 32-vjeçar që u gjet i vdekur

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Amar Ibrahim

Piloti 32-vjeçar, i cili humbi jetën pas rrëzimit të avionit stërvitor grek është identifikuar si Amar Ibrahim. Avioni stërvitor ushtarak u rrëzua dje në malet e Zagorit në afërsi të Kozanit, ndërsa sot u gjet trupi i pajetë i irakianit.

Mediat greke bëjnë me dije se trupi i tij i pajetë është zbuluar rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u ngrit nga Kozani, sinjali i fundit i avionit ishte rreth orës 12:30 të mesditës të së dielës në zonën e Zagorit.

Piloti i ri ishte “bllokuar” nga mjegulla që mbulonte zonën gjatë fluturimit. Piloti ka marrë dëmtime serioze dhe pritet që të shkojë një tjetër helikopter për të transportuar trupin.

Amar Ibrahim ishte një nga rreth 100 pilotët praktikantë nga Iraku që aktualisht jetojnë në qytetin e Kozanit dhe bëri fluturimin e tij të parë pa pasagjer në 28 korrik 2020.

Njoftimi i Iraku Airlines

Me trishtim të madh ne morëm lajmin për vdekjen e pilotit kursant (Ammar Ibrahim). Bazuar në informacionin e marrë nga ekipi i specializuar irakian dërguar nga Iraq Airlines në Greqi, ata konfirmuan vendndodhjen e aeroplanit në Greqinë perëndimore dhe brenda tij piloti u gjet i vdekur.

Menaxhmenti i Kompanisë së Përgjithshme të Irakian Airlines u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë punonjësve të kompanisë në përgjithësi dhe familjes së të ndjerit, pilotit Ammar Ibrahim. Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat