'Banda e Krishtlindjeve': Dy shqiptarët dolën 'zotërinj hajdutë'

Diaspora

'Banda e Krishtlindjeve': Dy shqiptarët dolën 'zotërinj hajdutë'

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:06
Gjesendet e gjetura

Përcaktimi i tyre si 'zotërinj hajdutë' do të ishte i tepërt pas 55 vjedhjeve të bëra. Por ata janë penduar dhe, me sa duket, janë të gatshëm të kthehen në rrugën e duhur, po, sepse e kanë dëshmuar konkretisht se do t’i dëmshpërblejnë të grabiturit.

Dhe për këtë gjyqtari Italian Andrea Rat “i shpërbleu” ata (si ta thuash), duke i dënuar të dy me pak më shumë se pesë vjet, ndërkohë që prokurori Iacopo Berardi kishte kërkuar dënim 10 vjet e 8 muaj.

Dy hajdutët shqiptarë janë Mario Kishta, 21 vjeç, banues në Gussola në zonën e Kremones (për të dënimi prej 5 vjetësh e 8 muajsh) - do të mbetet në arrest shtëpiak pavarësisht se gjykata ka vendosur që ai mund të vazhdojë të shkojë në punë pikërisht sepse synon që të paguajër viktimat  dhe i dyti, Isuf Fisti, 32-vjeçar i pastrehë (për të një dënim prej 5 vjetësh e 2 muajsh) i cili do të mbetet në burg sepse ai ende duhej të vuante 5 vjet për një dënim të mëparshëm për vjedhje të dhënë nga gjykata e Treviso. Të dy shqiptarët që janë mbrojtur nga avokati Federico De Belvis, ishin anëtarët e të ashtuquajturës 'Bandë e Krishtlindjeve',  të akuzuar për vjedhje të rëndë pasi u arrestuan për bastisjen e shtëpive në Reggio, Rubiera, Montecchio, Bibbiano, Cavriago dhe Viadana (në Mantua) gjatë periudhës së Krishtlindjes 2019 , midis 17 dhjetorit dhe 20 shkurtir 2020.

Në strofkën e tyre karabinierët kishin gjetur bizhuteri, para, mjete vjedhjeje, veshje për maskim dhe një pistoletë.

 Të dy në sallën e gjyqit, megjithatë, ishin përpjekur që nga fillimi i gjyqit, të korrigjonin gabimet: "Ne duam të paguajmë dëmet për të grabiturit, brenda kufijve të mundësive tona".

Kista ishte i rregullt në Itali dhe dikur kishte pasur një punë në industrinë e ndërtimit. "Që kur e humba, kam filluar të vjedh. Por tani unë dua të ndryshoj jetën time, "i tha ai gjykatësit.

Më në fund - gjithashtu duke parë disa nga donacionet e tyre të parave për viktimat (përfshirë një qytetar të grabitur Reggio, e vetmja palë civile që u ngrit në procedurë, e ndihmuar nga avokati Celestina Tinelli) përveç mallrave të vjedhura të konfiskuara dhe më pas të kthyera tek pronarët legjitimë – u aplikua më shumë se një e treta e 'zbritjes' së dënimit, e parashikuar nga procedura e shkurtuar e dhënë, në lidhje me kërkesën e prokurorit, duke njohur rrethanat e përgjithshme lehtësuese pikërisht për angazhimin që treguan për të kompensuar ata që grabitën.

Image
Arrestimii
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat