Mori peng pilotin e helikopterit për arratisjen e Alket Rizait nga burgu, ‘kapoja’ shqiptar arrestohet në Greqi

Diaspora

Mori peng pilotin e helikopterit për arratisjen e Alket Rizait nga burgu, ‘kapoja’ shqiptar arrestohet në Greqi

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 08:00
Gjesendet e gjetura

Policia greke ka arrestuar një tjetër mik të Alket Rizait. Një 44-vjeçar shqiptar që konsiderohet “truri” i arratisjes se Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu i Koridalos është arrestuar në Kretë.

Por arrestimi i tij nuk është bërë për këtë arsye. Ai është arrestuar si pjesëtar i një grupi kriminal që sillte drogë me kamion nga Holanda në Greqi. Policia greke ka sekuestruar 25 kg marijuanë dhe 3.6 kg kokaine në një kamion që kishte ardhur nga Holanda dhe që kryente shpesh udhëtime duke hyre ne Greqi përmes portit të Igumenicës dhe Patres.

Policia ndërhyri në momentin që droga do të futej në një taksi në Athinë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë ku u arrestuan dy shqiptarë 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç. Policia sekuestroi 7000 euro ne momentin e kapjes se drogës, ndërsa në banesat e tyre edhe 24.000 euro të tjera, si dhe sasi të ndryshme lëndë narkotike marijuane dhe heroinë.

Shqiptari 44-vjeçar është personi qe mori peng pilotin e helikopterit në 2009 duke e detyruar të zbresë në burgun Koridhalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat