Greqi: Sekuestrohen mbi 167 kilogramë kanabis, arrestohet një shqiptar

Diaspora

Greqi: Sekuestrohen mbi 167 kilogramë kanabis, arrestohet një shqiptar

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Në Greqi, në vendin e quajtur Rajo Thesprotias janë sekuestruar një sasi prej 167.5 kilogramë kanabis sativa.

Sipas informacioneve të para,është arrestuar një shtetas shqiptar dhe është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore atje lënda narkotike ishte e fshehur në një parcelë me mandarina dhe dy shtetasit shqiptarë të implikuar në këtë ngjarje, po e paketonin atë në kuti kartoni, në momentin që kanë mbërritur forcat e policisë.

Ndërsa kanë kapur njërin prej tyre,tjetri është larguar me shpejtësi,pa u arrestuar prej forcave policore të cilat ishin informuar

për tentativën e trafikimit të narkotikëve dhe ishin vë në gjurmë të transportuesve të kanabisit.

Në cilësinë e provës materiale,u sekuestruan 167.5 kg kanabis sativa,ndërsa po hetohet lidhur me mënyrën sesi kaloi në territorin grek lënda narkotike.

Dyshimet e para janë se ajo u transportua me mushka nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e ish-postës Katajeto afër fshatit çiflik të Sarandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat