Del fotoja, kjo është shqiptarja që u masakrua për vdekje në Itali

Diaspora

Del fotoja, kjo është shqiptarja që u masakrua për vdekje në Itali

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:34
Luljeta Heshta

Mësohen detaje të reja nga vrasja e një gruaje shqiptare në Itali.

47 vjeçarja që shihni në foto është goditur për vdekje në komunën San Giuliano Milanese në provincën e Milanos. 

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë provinciale që lidh këtë komunë me komunën Melegnano,  rreth orës 13.00 të ditës së sotme ( e dielë 7 shkrut 2021).

Shqiptarja 47 vjeçare, e identifikuar me emrin Luljeta Heshta, punonte si prostitutë, kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali e ishte me precedentë penalë. 

Sipas dëshmitarëve ajo është goditur nga një mashkull i veshur me rroba të zeza që menjëherë pas krimit është larguar me shpejtësi.

Viktima është goditur 5 herë me thikë duke marrë dy plagë në kurriz e tre në këmbë. 

47 vjeçarja shqiptare është shoqëruar menjëherë në urgjencën e spitalit Humanitas di Rozzano, ku ka ndërruar jetë.

Auotoritetet policore milaneze po hetojnë mbi ngjarjen e kanë shpallur në kërkim autorin e këtij krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat