Shqiptarja u masakrua me thikë në Milano, arrestohet shqiptari

Diaspora

Shqiptarja u masakrua me thikë në Milano, arrestohet shqiptari

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Luljeta Heshta

Karabinierët kanë ndaluar një person të dyshuar si autor i vrasjes me thikë mëngjesin e së dielës të 47-vjeçares shqiptare Luljeta Heshta, në rrugën midis San Giulano Milanese e Melegnano, në pjesën që njihet si vend prostitucioni.

I arrestuari është partneri i viktimës, e cila jetonte në Itali që prej 10 vjetësh, nënë e një djali, dhe me disa precedentë të vegjël me policinë, lidhur me aktivitetin e saj.

Sipas detajeve të dala nga hetimi, të dy ishin bashkë prej 20 vjetësh dhe banonin në zonën Corvetto të Milanos. Motivi i vrasjes duket se ka qenë xhelozia e burrit, edhe ai shqiptar, 43 vjeç.

Kur u ndalua nga karabinierët, në banesë, ishte i dehur dhe i veshur me të njëjtat rroba që kishte pasur gjatë vrasjes. I marrë në pyetje deri natën vonë, shqiptari nuk e pranoi krimin, madje iu tha hetuesve se kishte qenë gjithë ditën në një bar në Milano, por pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë në skenën e vrasjes.

Karabinierët u njoftuan me disa telefonata të dielën për një grua që ndiqej nga një burrë në rrugën Sp40, midis San Giuliano e Melegnano, midis një pike karburanti Total Erg dhe rrethores së rrugës Repubblica. 

Kur mbërritën atje, karabinierët nuk gjetën askënd, por personeli i urgjencës që shkoi atje me një ambulancë dhe një makinë mjekësore, kishte parë viktimën të shtrirë mbi asfalt pak metra larg vendit prej nga ishte dhënë alarmi.

47-vjeçarja kishte pesë plagë thike, dy në këmbën e majtë e tri në shpinë, çka tregon që vrasësi e ka ndjekur dhe e ka qëlluar pas shpine. Ajo u transportua menjëherë në sallën e operacionit në spital, por pas dy orësh mjekët e deklaruan të vdekur.

Dëshmitarët e pyetur nga karabinierët treguan në përgjithësi për një burrë me rroba të errëta, por pa dhënë detaje të tjera, aq sa prokuroi i Lodit bëri thirrje për të gjetur dëshmitarë të tjera. Gruas nuk i ishte vjedhur asgjë, çka përjashton pistën e grabitjes të përfunduar tragjikisht. Më pas, gradualisht hetuesit ngushtuan rrethin deri tek i dashuri i Luljetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat