Dalin pamjet/ Momenti kur burri vret 47-vjeçaren shqiptare dhe largohet i qetë

Diaspora

Dalin pamjet/ Momenti kur burri vret 47-vjeçaren shqiptare dhe largohet i qetë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:44
Pamje nga videoja

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e prostitutës shqiptare, 47-vjeçares Luljeta Heshta.

Ajo u qëllua për vdekje me thikë të dielën në Pedriano di San Giuliano në Milano, ndërsa në pranga u vu partneri i saj, 42-vjeçari shqiptar, Alfred Kipe.

Momenti i vrasjes është parë nga të paktën dy dëshmitarë, të cilët kanë rrëfyer se ai e kishte goditur fillimisht gruan me grushte e shqelma, e më pas e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

Në një video të publikuar, ai shihet teksa largohet qetësisht nga vendi i krimit. Megjithatë, në policia ai ka mohuar autorësinë e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat