Ekzekutuan në zyrë avokatin grek/ Tre shqiptarët dalin në gjyq, prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm

Diaspora

Ekzekutuan në zyrë avokatin grek/ Tre shqiptarët dalin në gjyq, prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për vrasësit e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropulos.

Ai u vra në 2017 brenda zyrës së tij nga një shqiptar, në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Në 2019 gjykata dënoi me burg të përjetshëm autorin e vrasjes së avokatit Ibrahim Brahimi, si dhe 11 vite shtesë për grabitje, mbajtjen e një arme dhe përdorimin e saj.

Dy të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm Klodian Lekotsai dhe Aldi Dulce, të cilët janë në burg për krime të tjera.

Por kjo seancë e sotme mbahet për të dhënë një tjetër vendim, pasi të pandehurit akuzohen edhe për pjesëmarrje në ‘mafien e burgut’.

Gjyqi në shkallën e dytë për vrasësit e avokatit po mbahet për herë të fundit dhe vendimi do të jepet në datën 25 shkurt.

Në seancë pritet të flasin avokatët mbrojtës dhe më pas gjyqtarët e juristët do të nxjerrin vendimin, shkruajnë mediat greke.

Tre të pandehurit kanë kërkuar falje për pjesëmarrjen në mafien e burgut, por duke folur në gjyq prokurori kërkoi dënimin e tyre me burg përjetë dhe në shkallën e parë.

Këtë argument ai e mbështeti duke thënë: “premtimi është që ne nuk do të lejojmë që morali, integriteti dhe rruga e kolegut tonë të madh të humbasin në harresën e kohës”.

Gjatë fjalës së tij, prokurori hodhi dritë mbi faktet e vrasjes brutale, duke theksuar se në këtë rast, përveç përgjegjësisë penale, ekziston edhe përgjegjësia morale e personave të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat