Shqiptari në Londër tenton të vrasë policen me stilolaps

Diaspora

Shqiptari në Londër tenton të vrasë policen me stilolaps

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Adrian Popa

Në media po qarkullon një video ku shihet momenti një emigrant shqiptarë tentoi të godasë me një stilolaps në fytyrë një oficere police duke bërë rezistencë në arrestim.

Kjo video është publikuar nga vetë nga policia londineze Metropolitan Police  ku shihet qartë momenti kur 40-vjeçari bërtiste “Do të vras”.

Adrian Popa u dënua nga gjykata e krimeve të rëna angeze me 3 vite e 10 muaj burg për kërcënim për të vrarë një oficere police. Po ashtu ai u dënua edhe me 15 muaj burg për tentativë plagosje.

Image

Gjykatës iu tha se policia u telefonua nga një residencë në zonën  Manor Park Crescent, Edgëare, rreth orës  10:25 të datës 16 Gusht  2020 pasi Popa u pa të hynte në kopshtin e një banese.

Ai ishte liruar nga burgu me kusht për mos të shkuar në atë zonë. Popa kur pa policinë nisi të bëhej agresiv.

Policia londineze bën të ditur se Popa tentoi me agresivitet të godasë oficeren e policisë në fytyrë disa herë me një stilolaps duke e kërcënuar se do ta vriste.

Ajo pësoi plagë të shumta në fytyrë dhe qafë dhe gërvishtje në shpatullën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat