Itali: Arrestohen dy shqiptarë, fshehën kokainë në trungun e pemës

Diaspora

Itali: Arrestohen dy shqiptarë, fshehën kokainë në trungun e pemës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen se kishin fshehur 1 kg kokainë në trungun e një peme.

Lëvizjet e tyre të dyshimta kanë tërhequr vëmendjen e grupit hetimor.

Grupi hetimor kishte nisur vëzhgimet prej disa ditësh dhe kishin vërejtur një shqiptar i cili kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar në rrugën që të çonte në fshatin Peneto, kishte ecur drejt një peme të madhe dhe kishte vendosur në zgavrën e saj sasinë e kokainës.

Pas kësaj, të dy personat u larguan nga vendi.

Sapo të dy u larguan, agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore; në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, brenda mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës. Por nëse zgavra e pemës shërbente si një depozitë për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe parash ishin gati për shitje në makinë, të fshehura në sistemin e ventilimit. Të gjitha u sekuestruan.

Pas kontrolleve në shtëpi u gjet një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën.

Të dy, të ngarkuar me precedentë për krime kundër pronës dhe drogës, u dërguan në burg pas formaliteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat