Shqiptari vritet më armë në Islandë, lë pas një fëmijë e gruan shtatzënë

Diaspora

Shqiptari vritet më armë në Islandë, lë pas një fëmijë e gruan shtatzënë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 06:43
Ilustrim

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës, në zonën Rauoageroi, të Reykjavikut në Islandë.

Sipas medias së huaj, një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim deri të premten, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua.

Fqinjët e tyre, të cilët kanë dëshmuar për policinë kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat