Vrau vajzën dhe dhëndrin e tij natën e vitit të ri, shpallet fajtor shqiptari nga Kosova në Australi

Diaspora

Vrau vajzën dhe dhëndrin e tij natën e vitit të ri, shpallet fajtor shqiptari nga Kosova në Australi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 01:03
Osman Shapfataj, Lindita,Vetoni

Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin të tij në Australi në vitin 2019 është shpallur fajtor për këtë ngjarje. Sipas Mail Australia, Shapfataj u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë nga autoritetet në Melbourne.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019-ës ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin e tij sapo ata po hynin në shtëpi. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.

Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne,  pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.

Image
Lindita,Vetoni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat