Vrasja e shqiptarit në Islandë, 10 të arrestuarit nga 7 shtete, sekuestrohen armë dhe makina

Diaspora

Vrasja e shqiptarit në Islandë, 10 të arrestuarit nga 7 shtete, sekuestrohen armë dhe makina

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 07:16
Arrestimi, Armando Beqiri

Në Islandë edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga vrasja e shqiptarit Armando Beqiri ende vijon jehona. Sot mediat në Reikjavik njoftojnë se janë sekuestruar 3 makina, njëra prej të cilave Range Rover dhe armë zjarri që dyshohet se janë përdorur nga grupi në vrasjen e 33-vjeçarit.

Po punohet gjithashtu për të parë të dhënat e telefonit celular, jo vetëm të viktimës, por edhe të personave të arrestuar. Në vendin e ngjarjes u gjetën 10 gëzhoja.

Deri tani janë arrestuar 10 persona me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja. Disa jetojnë në Islandë dhe të tjerët jo, mes të arrestuarve janë dy gra.

“Policia islandeze ka nevojë për më shumë armë për t’u mbrojtur nga mafia shqiptare” shkruajnë mediat në Reikjavik, pasi ekzekutimi i 33-vjeçarit shkaktoi një tronditje të madhe.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte, ndërsa disa nga të arrestuarit kanë lidhje me botën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat