Alban Nuredini, zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Britani

Diaspora

Alban Nuredini, zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Britani

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:47

Rezultati zgjedhor i shkurtit ka shtyerë Degën e LDK-së, në Britani të Madhe të zgjedh kryetarin e saj të ri, Alban Nuredini

Në fjalën hyrëse, nënkryetari Vehbi Sherifi, ka thënë se LDK edhe në Britani do të riformohet dhe do të ristrukturohet për zgjedhjet e ardhshme.

Alban Nuredini, kryetar i degës ka thënë se ndërgjegjësimi i LDK-së, dhe i politikës shqiptare në Britani, kërkon angazhim të profilit riprezentues, ( imazhit). Po ashtu Nuredini tha se, diaspora do të trajtohet veçantë në çdo aspekt në vendimarrje.

Vlen të theksohet kontributi i degës së LDK-së, edhe për gjatë luftës dhe në çdo proces është shprehur Ahmet Ahmeti.
Po ashtu kontributi, i Agron Loxhes, Bajram Gecajt, Remzi Lales, Vehbi Sherfit, Fehmi Veselit dhe shumë të tjerëve.

“Agron Loxha, njeriu që na ka frymëzuar dhe rritur me idetë rugoviane”. Loxha është dekoruar edhe kryetar nderi nga presidentja Jahjaga ka thënë Ahmeti

Në fjalën e tij, kryetari Remzi Lala, tha se LDK është vërtetësia e shtetit. Jam krenar që i kam shërbyer degës përgjatë këtyre vieteve.

Punimet i ka përcjellur, nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti.

Ahmeti është shprehur optimist se LDK do të rikthehet fuqishëm me një organizim të tillë gjithëpërfshirës.

“Dua të theksoj se LDK do të rikthehet fuqishëm dhe kjo është garancë për riformim. Dega e LDK-së ka bërë një hap të rëndësishëm me Alban Nuredinin”.

“Njerëzit si Alban Nuredini, i duhën LDK-së, i duhen shtetit”, ka theksuar Ahmeti

Po ashtu nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, iu është përgjigjur gjitha pyetjeve të panelit në takimin virtual dhe zhvillimeve politike në vend.

Punimet i ka përcjellur edhe profesori, Bajram Gecaj, njëri ndër themeluesit e degës në Britani.

Takimi është mbyllur duke iu hapur mundësi që në mbledhjen e radhës të zgjidhen organet e tjera të partisë dhe antarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat