Aktiviteti i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në 5 vjetorin e tij

Diaspora

Aktiviteti i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në 5 vjetorin e tij

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Në datën 20 Shkurt 2021, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar organizoi aktivitetin festiv “5 Vjet LEASH”, i cili u mgajt virtualisht me moderimin profesional të z. Festim Zaçe.

Në këtë aktivitet na nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, z.Uliks Emra, shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Imer Lladrovci, Presidentja e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, zj. Brikena Qama dhe ativistë, iniciatorë e themelues të kësaj Organizate, z. Musa Tolaj, z. Kemajl Shaqiri, z. Avni Dervishi, z. Shaban Haliti, zj. Behide Hasanaj, z. Xhafer Ahmetaj.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga të ftuar nga Mali i Zi, z. Tahir Tahiri (ish kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi), nga Shqipëria, z. Lulzim Resuli (kryetar i Shoqatës së Jetimëve”), nga Maqedonia e Veriut, z. Azem Ejupi (profesor), nga Austria, z. Miftar Zagragja.

Të pranishëm ishin anëtarë të degëve të Leash si dhe kontribues e mbështetës nga Greqia, Norvegjia, Italia, Zvicra, Gjermania, Austria, Kosova, etj...

Programi festiv u hap me interpretimin e Himnit Kombëtar nga profesori i muzikës me banim në Norvegji, z. Musa Ramaj.
Më pas Presidentja e Leash, zj. Brikena Qama në fjalën e saj përshëndeti e falenderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre. Në vazhdim zj. Qama uroi Pavarësinë e Kosovës duke u shprehur se 17 Shkurti është një datë e shtuar në kalendarin e festave Kombëtare prej 13 vjetësh dhe kremtohet çdo vit në kujtim të sakrificës e gjakut të derdhur për liri.

Në fjalën e saj zj. Qama u përqendrua në disa prej objektivave të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar duke sjellë në vëmendje edhe disa nga ndërmarrjet e Leash për arritjen e këtyre objektivave.

Në vijim fjalën e mori z. Xhafer Ahmetaj, anëtar i Këshillit Iniciator që prej vitit 2016 dhe aktualisht kryetar i degës së Norvegjisë. Z. Ahmetaj njohu të pranishmit me historikun e krijimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar duke u ndalur në stacionet më të rëndësishme të tij, që prej ideimit e deri në punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të mbajtur në Athinë, në Shkurt të 2020. Z. Ahmetaj përmendi kontribues e veprimtarë të vyer për Lobin dhe për mbarë diasporën të cilët në kaq vite i kanë shërbyer idesë së organizimit të diasporës nën një kulm.

Në përshëndetjen e tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, z. Uliks Emra uroi pesë vjetorin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar e përgëzoi bordin drejtues për çdo aktivitet të ndërmarrë. Në fjalën e tij ai uroi gjithashtu Pavarësinë e Kosovës dhe shprehu edhe një herë vullnetin e mirë për bashkëpunim me shoqata e organizata.

Me të njëjtat urime u shpreh edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Imer Lladrovci duke përmendur rëndësinë e ekzistencës së organizmave të ndryshëm në diasporë dhe të aktiviteteve të tilla. Në fjalën e tij ai theksoi se duhen përkujtuar me nderim të gjithë dëshmorët e luftës çlirimtare në Kosovë.

Më pas vijuan me fjalët e tyre zotërinjtë Musa Tolaj, zj. Behide Hasanaj, Avni Dervishi, Kemajl Shaqiri e Shaban Haliti të cilët sollën për auditorin ndjesi, fakte e përjetime nga aktiviteti i tyre në Leash. Z. Avni Dervishi, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mirëintegrimit të brezave në diasporë duke luftuar njëkohësisht asimilimin e tyre.

Në mbyllje të aktivitetit fjalën e morën të ftuarit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Austria, të cilët përshëndetën e uruan pesë vjetorin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, si dhe përfaqësues nga degët e Leash zotërinjtë Petrit Selmani, Adrian Hoti e Sutki Hulaj.

Programi festiv u pasurua me interpretimet muzikore të profesor Musa Ramajt, interpretim të poezive të poetit tonë kombëtar Ali Podrimja nga Festim Zaçe, ndërkohë që u paraqit edhe një fotokolazh nga aktivitetet e ndryshme të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të realizuar nga zj. Majlinda Rrokaj Demiraj.

Mbështetja teknike e këtij aktiviteti u realizua nga z. Fehmi Bekteshi.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, në këtë përvjetor të parë të tij falenderon të gjithë kontribuesit në vite, të gjithë ata që nderuan aktivitetin me prezencën e tyre, grupin organizator të këtij aktiviteti, duke premtuar se do të vazhdojnë edhe më tej rrugën e tij me qëllim përmbushjen e objektivave kryesorë, ruajtjen e identitetit, faktorizimin e shqiptarëve në diasporë, bashkëpunimin me shoqata, organizata e institucione, shtrirjen e tij në gjithë vendet ku jetojnë e veprojnë shqiptarë.

Për Leash

Zyra e Shtypit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat