Vrasja e Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar nga 7 shtete. Autori shqiptar?

Diaspora

Vrasja e Beqirit në Islandë, 10 të arrestuar nga 7 shtete. Autori shqiptar?

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:24
Armando Beqiri

Autori i vrasjes së Armando Beqirit, ngjarje e ndodhur para 7 ditësh në Islandë, dyshohet se është një shqiptar.

Kështu shkruajnë të paktën mediat e vendit skandinav, të cilat vijojnë ti japin hapësirë ekzekutimit mafioz të Beqirit.

Lidhur me ngjarjen ditën e djeshme u arrestuan dy shqiptarë, njëri prej të cilëve sot u la të lirë, ndërsa tjetri do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Sipas mediave islandeze, bazuar te informacionet nga hetuesit, dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombas i tij.

Motivet ende nuk dihen, ndërsa njëri nga të arrestuarit nga Lituania ka lidhje me botën e krimit.

Image

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, ndërsa ende hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë konflikt të tijin.

Për vrasjen deri tani janë të arrestuar 10 persona nga 7 shtete të ndryshme, Shqipëria, Islanda, Spanja, Portugalia, Lituania, Estonia dhe Rumania.

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës ku e priste gruaja shtatzënë dhe me fëmijën 15 muajsh. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila një person e qëlloi me pesë plumba në qafë dhe kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Banorët e lagjes nuk dëgjuan asgjë, pasi dyshoher se për krimin është përdorur një armë me silenciator. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat