Lamtumirë lisi i mbjellur në rrënjët e tokës arbërore

Diaspora

Lamtumirë lisi i mbjellur në rrënjët e tokës arbërore

Nga: Gjon Krasniqi Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:31
Gjon Krasniqi dhe Prend Markaj

Për ku është nis koha nipi im, ku janë mbjellur veprat tua para se ta jap lamtumirën e fundit. Ku shkon he burrë i urtë e fisnik. Sot, ka pikëllim fisi I Mërturit, familja e krejt diaspora. A nuk të lodhi një shekull angazhim kombëtar e fetar. Pse na le o uragan, që kurrë nuk dite të lodheshe sepse në vete ushqeje një besim të madh në Zot, komb, fis, familje e njerëz andaj të zgjodhën edhe këshilltar i kishës qe ti sherbesh Zotit, kombit e familjes. Qohu he burrë se të therret shkolla shqipe në Zvicërr, që aq shumë u angazhove që të hapej për nipërit tanë për mos me e harru kurrë gjuhën e nënës e gjurmët e atdheut. Qohu, he burrë e ta ndërrojmë ndonjë fjalë se ishe një humanist i madh, dhe kokën po e mbaj mbrapa mos po të troket ndonjë nevojtar në derë. Ti kishe zemër humane, andaj të shumta janë veprat tua të kësaj natyre. Ti kishe dashurinë në vepër për çdo njeri e çdo shqiptar, për atë fjalët I kishe të pakta e veprat e mëdha. Aty ku thërriste zëri i atdheut, ti ishe i pari në veprim, angazhim e këmbëngulje. Të kishim ideolog e fanar ndriçues për tërë Diasporën tonë në kohëra të acarta për popullin shqipëtar. Nuk të trembte as tufani e as tirani, sepse ku të trembej nipi i Malësisë me frymëzim të Dedë Gjon Lulit. Ky kombinim genetik I bukur Mërtur – Malësi e Madhe, të kishin dhuruar tharmin më të përkryer të shqiptarizmes, andaj nuk kishe si të veproje ndryshe, vetëm si një shqiptar I vërtetë.

Më çdo kë që kontaktove e bashkëpunove gjatë jetës sate, le përshtypjen e njeriut të urtë, human, besimtar i mirë, këshilltar i mirë, kombëtar i mirë, prind e vëlla i mirë, përkthyes i dalluar e vizionar por edhe një frymëzues për jetën. Ti ishe ura lidhëse mes njerëzve me botëkuptime ndryshe dhe me forcën e mençurisë e urtisë, mbillje paqe aty ku kërcënohej harmonia e jeta. Ty e fjalës sate i besonin burrat sepse kishe fjalë e besë. Ty të besonte e çmonte familja, sepse e ngrite lart nderin e tyre e pasardhësve tu. Ty të besoj, plaga e atdheut sepse tërë jetën u mundove t’ia shërosh plagët. Ti kishe besë në Zot andaj të besoj kisha. Ti kishe trimëri e urti, andaj i fitove betejat e jetës. Ty të besuan shokët sepse ishe krahu i djathtë i tyre. Ty të besuan gjeneratat sepse në ta mbolle këshilla, shembull jete dhe ëmbëlsi. Ti përjetove ,, kryqin ,, dhe udhëkryqin e jetës por më së shumti e doje plisin e bardhë në kokë dhe rrugën e shqiponjës. Dajat tua nga Malësia po e rrahin gjoksin duke e bërë gjamën për humbjen e nipit, kurse në familje në Kosovë po të pret një qiri i ndezur dhe një varr i hapur. Toka që të lindi po të pret ta pushosh trupin për amshim, kurse qiriu juaj plot dritë do ti bëj dritë kujtesës sonë për një burrë fisnik, njeri me të mëdhenjtë e Diasporës sonë shqiptare. Kthehu, Prend Markaj he burrë prap në rrugët tona e bëju dritë qëllimeve e idealeve tona.

Do të na mungosh, he burrë në çdo ndeje e takim, gëzime e ngushëllime, festa, dasma e aktivitete. Diasporës do I mungoj një burrë fisnik me rrënjë të vërteta shqiptare, kurse tokës amë do i kthehet biri i tij i vyrtytshëm. Të ngrohtë të ndjeva kur të takova për të parën here, të ngohtë e plot vyrtyte po ta jap lamtumirën e fundit.

Ti kishe rrezen e burrit fisnik në ballë, andaj për ty nuk mjafton një varr I mermert dhe një kryq tek koka. Ty të takon lavdija e veprave tua e shkruar me shkronja ari mbi varr dhe në zemrat tona.

Ti po shkon, por veprat tua do mbesin të rrënjosura thellë në memorien e brezave…

Të cqoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat