Kush është 27-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë ish-të dashurën greke në Itali

Diaspora

Kush është 27-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë ish-të dashurën greke në Itali

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Torino të Italisë, ku një 27-vjeçar shqiptar sulmoi ish të dashurën e tij në rrugë.

Ai është identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj, i cili është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për vrasje në tentativë. 27-vjeçari sulmoi ish partneren e tij, 20 vjeçare dhe me origjinë greke.

Sulmi ndodhi pranë shtëpisë së saj. Vajza mori plagë të rënda me thikë në gjoks, bark dhe qafë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe qëndroi për 6 orë në sallën e operacionit.

Ishin disa kalimtarë, të cilët ishin dëshmitarë të sulmit, dhe ngritën alarmin duke njoftuar karabinierët, raporton La Stampa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat