Goditi 5 herë me thikë ish-të dashurën pasi nuk pranoi ndarjen, gjykata lë në burg 27-vjeçarin shqiptar

Diaspora

Goditi 5 herë me thikë ish-të dashurën pasi nuk pranoi ndarjen, gjykata lë në burg 27-vjeçarin shqiptar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Jetmir Kurtsmajlaj, Georgia Kaltsouni

Gjykata e Torinos ka lënë në burg 27-vjeçarin Jetmir Kurtsmajlaj i cili tentoi të vriste me thikë ish-të dashurën e tij, Georgia Kaltsouni me origjinë greke.

Ky vendim u mor ditën e sotme teksa autoritetet shprehen se ai ka rrezik për ta përsëritur këtë ngjarje.

“Ekziston rrezik real dhe konkret që ai të përsëri veprimin nëse lirohet” tha gjyqtari.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se gjatë seancës gjyqësore, Jetmir Kurtsmajlaj është shprehur se ka pasur qëllim vetëm për ta shëmtuar në mënyrë që të mos dilte me meshkuj të tjerë.

"Doja ta shëmtoj atë, në mënyrë që ajo të mos dilte me burra të tjerë" – është shprehur i riu.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, 21 shkurt në qytetin e Torinos në Itali. 27-vjeçari ka qëlluar 5 herë me thikë ish-të dashurën e tij, studenten 21-vjeçare me origjinë greke.

Ai e ka qëlluar në bark, në qafë dhe në gjoks. Fatmirësisht ajo i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane mendohet që ngjarja ndodhi pasi 27 vjeçari nuk ka pranuar faktin që marrëdhënia e tyre dashurore kishte përfunduar. Ditën e djeshme i riu ka shfaqur pendesë teksa ka pyetur prokurorin për gjendjen e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat