Shqiptarit nuk i jepet shtetësia italiane pasi është lojtar pokeri

Diaspora

Shqiptarit nuk i jepet shtetësia italiane pasi është lojtar pokeri

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Ilustrim

Një 40-vjeçar shqiptar e siguron jetesën duke luajtur poker, por nuk mund të marrë shtetësinë italiane edhe pse jeton në Itali prej 20 vjetësh, ka skedë penale të pastër dhe paguan taksat.

Lajmi vjen nga Trento, ku një 40-vjeçar shqiptar pa probleme me ligjin nuk mund të marrë shtetësinë italiane sepse është lojtar pokeri.

Historia është bërë e ditur nga e përditshmja lokale L’Adige dhe sipas burimeve shqiptari ka fituar që nga viti 2014 mbi 110 mijë euro.

Më hollësisht, ai ka fituar 28 mijë euro më 2014, 15 mijë më 2015, 21 mijë më 2016, 20 mijë më 2017, 21 mijë më 2018, 17 mijë më 2019.

Problemi qëndron në mungesën e njohjes së profesionit të tij në Itali.

Në SHBA, për shembull, lojtar pokeri njihet si profesion.

Duhet thënë edhe që lojtari i paguan rregullisht taksat, por kur ka bërë kërkesën për shtetësi italiane i është refuzuar sepse nuk ka një punë në një profesion të njohur nga shteti italian për të mbajtur familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat