Grumbullonin drogë në Spanjë për ta shitur në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Diaspora

Grumbullonin drogë në Spanjë për ta shitur në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit  në qytetin Fuengirola të Malagës.

Lënda narkotike do ta transportonin nga Spanja në Itali, ku më pas bëhej shpërndarja e saj.

Kamioni që do të përdorej për të transportuar substancat u bllokua në qytetin Alcalá la Real (Jaén) disa çaste para se të ngarkohej me një ngarkesë të rëndësishme të drogës.

Operacioni policor nisi në fund të janarit, kur agjentët e UDYCO nga Stacioni Lokal i Policisë Fuengirola mësuan për ekzistencën e një organizate kriminale  që merrej me trafikun e drogës.

Kërkimet e kryera nga hetuesit bënë të mundur identifikimin e anëtarëve të këtij rrjeti, të cilët kishin marrë me qira disa ndërtesa si rezidenca, në qytetet Malaga të Mijas dhe Alhaurín de la Torre, funksioni real i të cilave ishte magazinimi dhe ruajtja e substancave narkotike.

Grupi kriminal siguronte marijuanë dhe hashash përmes kultivuesve dhe furnitorëve lokalë dhe më pas dërgesën  për dërgesën do ta transportonte në Itali për shitje ku do të siguronin përfitime të mëdha financiare për organizatën.

Pas përpjekjeve të mundimshme, më 12 shkurt, agjentët gjetën një depo industriale në qytetin Alcalá la Real (Jaén) ku anëtarët e organizatës ishin angazhuar në përgatitjen e një ngarkese droge. 

Të ballafaquar me këto ngjarje, oficerët e policisë menjëherë hynë në ambiente, duke ndërhyrë në një kamion transporti bagëtish që do të ngarkohej me 239 kilogram marijuanë, e paketuar dhe ndarë në pako i 1 kilogramëshe.

Policia gjeti gjithashtu edhe 60.5 kilogramë hashash , gjithashtu i ndarë dhe paketuar.

Policia vuri në pranga tetë anëtarë të organizatës, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale përveç drogës,  sekuestruan, një kamion, gjashtë makina,16 celularë dhe 8,460 euro. 

Gjykata vendosi arrest me burg për 5 nga 8 të arrestuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat