19 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht gjatë një turi në mal me shokët

Diaspora

19 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht gjatë një turi në mal me shokët

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Marinel Senka

Një alpinist me origjinë shqiptare ka humbur jetën në malin Marmagna në Itali. 19 vjeçari jetonte në Pontremoli.

Tragjedia që ndodhi pasditen vonë të së shtunës tronditi komunitetin në zonë, ku viktima Marinel Senka kishte jetuar prej vitesh.

Së bashku me të riun ishin dy miq, të cilët mbetën të padëmtuar.

Të tre alpinistët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00. Djali ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60 vjeçar.

Era e fortë në zonë e pamundësoi ndërhyrjen e helikopterit për ta transportuar me urgjencë të riun. Kjo bëri që trupi i tij të mund të nxirren vetëm në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat