E rëndë në Greqi, shqiptari tërheq zvarrë me motor fëmijën 11 vjeç

Diaspora

E rëndë në Greqi, shqiptari tërheq zvarrë me motor fëmijën 11 vjeç

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Një shqiptar i cili po udhëtonte me motor ka përplasur dhe tërhequr zvarrë një fëmijë 11 vjeç në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Miaouli në Chalkida të Greqisë, ku 52-vjeçari shqiptar  plagosi një 11-vjeçar që ishte në këmbë.

11-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje jo kritike për jetën.

Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat