Prof. Dr Anila Kalleshi, dietologe e njohur shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare

Diaspora

Prof. Dr Anila Kalleshi, dietologe e njohur shqiptare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:49
Prof. Dr Anila Kalleshi

Me rastin e 8 marsit, ditës se Gruas, ju prezantojmë një kokë gjeniale, një femër të bukur dhe e sukseseve, është kjo: Prof. Dr Anila Kalleshi, Dietologe klinike dhe Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association.

A din të ndalet në sukses kjo grua, dietologe dhe nutricioniste klinike e shkëlqyer, bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar, femra shembull që do të donin të isha të gjitha? Kësaj pyetje ne ju përgjigjem me që flasin sukseset duar arta të saj, emri i së cilës tashmë është i njohur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Jo, ajo assesi nuk di të ndalet dhe thuajse çdo muaj, arrin diçka më lart. Edhe atëherë kur mendon se, s’ka më ku të shkojë për sukses, Anila Kalleshi tund ndonjë trofe të rëndësishëm profesional, shkruan në fillim të bisedës gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Anila Kalleshi, tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi prej vitesh është anëtare “Elitë” e EBA dhe për pasojë, ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare

Zonja e Dietologjisë shqiptare e vlerësuar nga Komiteti i Nominimeve SOCRATES, në bashkëpunim me Europe Bussiness Assembly (EBA), me qendër në Oxford, në ceremoninë e përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushës të mjekësisë të të gjithë botës. Ky është evenimenti prestigjioz lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit dhe Anila Kalleshi është vlerësuar pikërisht për arritjet e jashtëzakonshme në Dietologji, me çmimin “Rose of Paracelsus” dhe “BEST MEDICAL PRACTICE” (Praktika më e mirë Mjekësore). Best Medical Practise, kësaj certificate i shtohet edhe më shumë vlera, pasi jepet në bashkëpunim me European Medical Association (EMA, me seli në Bruksel), që është Autoriteti i Kujdesit Shëndetësor që ka besueshmëri maksimale në personat që vlerëson. Ndërsa çmimi “Rose of Paracelsus” është një himn për fuqinë e mendjes, talentin natyral të një njeriu dhe besimin e tij në mrekulli. Ky çmim u jepet klinikave dhe profesionistëve më të mire në botë, profesionalizmi i të cilëve është konfirmuar jo vetëm nga standardet zyrtare, por edhe nga besimi i një klienti. Dhe Anila Kalleshi e ka arritur me “pikët maksimale” këtë mision, duke u nderuar dyfish… Dietologia jonë shqiptare, Anila Kalleshi, tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi prej vitesh është anëtare “Elitë” e EBA dhe për pasojë, ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kuadër. Gjithashtu, gjatë këtyre 24 viteve në Dietologji, ajo ka marrë me dhjetëra çmime ndërkombëtare dhe është konfirmuar si autore e suksesshme librash dhe qindra punime të tjera, të fushës së saj. Një vlerë e shtuar më vete dhe e pallogaritshme në numra, janë daljet e saj mediatike në gazeta, revista, televizione, radio, portale etj, që me siguri kanë shkuar mijëra. Pra gjitha këto suksese ishin shkaku që nga 3 milionë gra shqiptare në Ballkan që gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ta zgjdhë për intervistë ekskluzive me rastin e 8 Marsit një femër të bukur dhe e sukseseve, kjo është madame Anila Kalleshi, dietologe e njohur klinike dhe Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association.

“Madame Anila Kalleshi, emri i juaj nuk është i njohur vetëm në mediat shqiptare, por edhe jashtë, me që e kemi hasur edhe në mediat botërore si në ato italiane, amerikane, zvicerane... Si është e mundur ju nuk jeni as këngëtare, as aktore e as sportiste?

ANILA KALLESHI: Emri im është i njohur ndërkombëtarisht si një profesioniste e zonja, me rezultate shumë të mira në luftën kundër mbipeshës dhe obezitetit, si një autore librash. Duke pasur mbi 3000 emisione televizive, mbi 10.000 artikuj në portale të ndryshme, mbi 405000 followers në Instagram dhe po kaq në Facebook, certifikime dhe tituj ndërkombëtar, natyrisht që ndihem mjaft e kompletuar profesionalisht .

Çfarë ju motivon në biznesin tuaj? Si i krijoni idetë e reja në punë? Si ia dilni në këto momente pandemie ta ushtroni profesionin thuaj si dietologe, a keni pengesa apo reduktim të aktiviteteve?

ANILA KALLESHI: Çdo ditë marr pafund mesazhe falënderuese nga personat që u kam ofruar ndihmën time profesionale dhe padyshim ky është një motiv për të mos më ndaluar në asnjë çast. Pandemia ka qene një periudhë mjaft e vështirë për gjithë boten. Stresi i përballjes me të panjohurën, lufta me armikun e padukshëm, humbja e njerëzve të dashur dhe lock down, fatkeqësisht ka shtuar numrin e atyre që kishin nevojë për këshillimin tim. Mbipesha dhe obeziteti ishin fenomene mjaft të prekshme në këtë periudhë.

Mund të na jepni disa këshilla për të rinjtë e të rejat që duan të jenë me më pak peshë apo edhe me më shumë peshë. Kemi dëgjuar për testet e intolerancës ushqimore që bëhen pranë Qendrës tuaj, a mund të na flisni pak për to?

ANILA KALLESHI: Analiza e intolerancës ushqimore vjen në formën e dy testeve: analiza gjenetike dhe testi i intolerancës ushqimore për 600 elemente ushqimore së bashku me dietën e personalizuar. Testi gjenetik përfshin këto fusha: Mbipesha, Nënpesha, Çrregullimet metabolike, Faktorët komportamental dhe emotiv, Ndjeshmëria ndaj karbohidrateve, Ndjeshmëria ndaj yndyrnave, Ndjeshmëri ndaj proteinave, Humbja e peshës, Përbërja e trupit, Predispozita për rifitimin e peshës, Predispozita për yndyra në organet e brendshme..

GENODIET Health Predispozita ndaj inflamacionitr, Kolesteroli LDL, Kolesteroli HDL, Trigliceridet, Absorbimi i Kalciumit, Metabolizmi i kolinës Metabolizmi i folateve, Metabolizmi i Vitaminës B12, Metabolizmi i Vitaminës D, Metabolizmi i Vitaminës C, Kapaciteti i detoksifikimit, Hiperglicemia dhe insulinorezistenca

GENODIET Sensor Ndjeshmëria ndaj hekurit, Ndjeshmëria ndaj kripës, Ndjeshmëria ndaj nikelit, Ndjeshmëria ndaj kolinës, Ndjeshmëria ndaj alkoolit, Ndjeshmëria ndaj kafeinës, Intolerancë primare ndaj laktozës, Intolerancë ndaj glutenit, Humbje peshës në saje të aktivitetit fizik, Absorbimi i magnezit Absorbimi i hekurit, Kapaciteti antioksidues, Predispozicion për llojin e përpjekjes, Analiza behet nëpërmjet flokut. Analizën ne e dërgojmë në Bologna. Përgjigjja vjen brenda 10 ditëve dhe shoqërohet dhe me dietën përkatëse. Kjo analize është në ofertë dhe kushton 120 euro. Është një shërbim që mund ta bëjë cilido që dëshiron të ushqehet në mënyrë të shëndetshme dhe të rris sistemin imunitar, ashtu dhe për të kuruar ose përmirësuar çdo problem shëndetësor.

Problemet me te zakonshme si shkak i intolerances ushqimore janë: 1. Probleme të aparatit tretës: mostretje, ulcer duodenale, koit ulceroz, diarre, sëmundje Crohn, gastrit 2. Sëmundje të lëkurës: ekzema, psoriaze, akne, dermatite 3. Crregullime metabolike: diabet, kolesterol i larte, amenorreah, dismenorrehea 4. Sëmundje alergjike: rinit alergjik, bronkit, astma bronkiale 5. Dhimbje koke: migrenë, nevralgji 6. Kriza neurovegjetative: sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë 7. Artritis, arthrosis, myalgji 8. Hipertension, sëmundje të zemrës, takikardi, spazma të gjymtyrëve të poshtme 9. Insuficenca renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksion vaginal, sterilitet 10. Hypo dhe hypertiroidizem 11. Lodhje kronike, luhatje të humorit, kriza paniku, stres i vazhdueshëm.

Cilat janë shkaqet apo faktorët që çojnë në obezitet dhe cilat janë rreziqet e obezitetit? Nga përvoja e juaj si dietologe, përqindja më e madhe e obezitetit është e pranishme tek femrat apo tek meshkujt?

ANILA KALLESHI: Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike. Shumë faktorë gjenetikë, fiziologjikë dhe të sjelljes ndaj ushqimit luajnë një rol në etiologjinë e obezitetit. Dihet që dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e obezitetit si dhe çrregullimeve që lidhen me të si p.sh. hipertensioni, sëmundjet kardiake dhe diabeti. Në nivel individual, obeziteti është sasia e yndyrës së trupit – veçanërisht indi dhjamor. Shpërndarja zonale e indit dhjamor është e rëndësishme për të kuptuar se si obeziteti lidhet me disa nga co-morbiditetet shoqëruese. Yndyra e tepërt në zonën qendrore të trupit ose në pjesën e barkut shpesh korrespondon me rritjen e vdekshmërisë dhe rrezikun e sëmundjeve. Një parim themelor i të ushqyerit dhe metabolizmit është që ndryshimi i peshës së trupit është i lidhur me një çekuilibër midis përmbajtjes së energjisë së ushqimit të ngrënë dhe energjisë së shpenzuar nga trupi për të jetuar dhe për të kryer punë fizike. Për të ruajtur një peshë të qëndrueshme të trupit, me kalimin e kohës, energjia e marrë duhet të jetë ekzaktësisht e barabartë me energjinë e shpenzuar. Sa më shumë të kuptohet për etiologjinë e obezitetit, aq më shumë shfaqet ajo. Mbipesha dhe obeziteti janë rezultat i mosbalancimit të energjisë për një periudhë të gjatë kohore. Shkaku i mosbalancimit të energjisë për secilin individ mund të jetë si rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Sjelljet individuale, faktorët mjedisorë dhe gjenetikë, të gjitha kontribuojnë në kompleksitetin e epidemisë së obezitetit. Përpjekje të mëdha janë duke u shqyrtuar në komunitetin shkencor për t’u përqendruar në secilën prej këtyre fushave, por më pak përpjekje për t’u integruar midis fushave! Personalisht mendoj që femrat janë më të kujdesshme për format trupore.

Për fund, me që jemi në festën e grave, mund të na flisni diçka për aktivitetet e juaja në Shqipëri por edhe jashtë saj. Për shpërblimet, mirënjohjet, pjesëmarrja e juaj ne konferencat ndërkombëtare etj..?

ANILA KALLESHI: Në këto momente jam pedagoge e lëndës se Nutricionit në kurset e Lifestyle Medicine që Harvard Medical School po zhvillon në Universitetin e Mjekësisë në Amerikën Latine.

Ju uroj për sukseset, por mund të na thoni Anila Kalleshi pas 10 vitesh (2031) ku do të jetë?

ANILA KALLESHI: Le të shpresojmë që situata botërore do të ndryshojë dhe situatat ekonomike, shoqërore dhe politike do të ndryshojnë. Bashkë me to progresi patjetër që do të jetë prezent tek unë personalisht.

Dhe pyetja e fundit me numër 8, e lash qëllimisht për 8 mars. Çfarë do të thotë kjo festë për ju dhe cili është mesazhi i juaj drejtuar nënave, motrave dhe kolegeve tuaja?

ANILA KALLESHI: Kjo është një dite që mbart respekt, dashuri të pafund për ato që na dhuruan jetën nga jeta e tyre, ato që natën e bënë ditë dhe na mëkuan me qumësht nga gjiri i tyre. Për ato që gjenden pranë sado larg të jemi, sa herë zemrat tona dëshpërohen, sa herë shpirtrat tanë rënkojnë. Për atë krijesë të Zotit, mbushur me kaq dashuri, me kaq mirësi. Në 8 Mars në këtë ditë të shënuar, do të doja që të gjithë bashkë me to dhe unë, të mbështesnim kokën dhe mendimet në prehrin e nënës, në atë prehër ku loti thahet si me magji, dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku ka diell, dritë, paqe dhe lumturi, aty gjenden NËNAT tona. Gëzuar festën e 8 Marsit për të gjitha NËNAT e botës, për ato më të dhemshurat, më të mirat, më të shtrenjtat.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat