Vranë 25 vjeçarin vitin e kaluar, shqiptari dhe suedezi dënohen me 14 vjet burg

Diaspora

Vranë 25 vjeçarin vitin e kaluar, shqiptari dhe suedezi dënohen me 14 vjet burg

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:00
Urim Sallahi, Jeremi Dytlow

Një shlyerje e një borxhi që ishte vetëm rreth 2,000 korona përfundoi me një dënim për vrasje.

Gjatë ditës se djeshme Urim Sallahi, 21 vjeç dhe Jeremi Dytlow, 20 vjeç, janë dënuar me 14 vjet në burg në Gjykatën e Rrethit në Malmö të Suedisë për vrasjen e një djali 25 vjeçar shkruan Expressen.

Të dy kishin qëlluar për vdekje me një armë gjahu një person, e që arma ishte në pronësi të një polici.

Urim Sallahi e kishte blerë pushkën për 10,000 (swedish korona) në një bodrum në Rosengard.

Marrëveshja ishte e lehtë për t’u përfunduar në blerjen e armës.

Takimi i Urim Sllahut me shitësin e armës:

Gjatë marrjes në pyetje, Urim Sallahi tregon se si ndodhi ngjarja kur u takua me tregtarin e paligjshëm të armëve në një bodrum.

Ai ka thënë se takimi ishte i lehtë dhe se gjithçka kishte përfunduar mirë në blerjen e armës.

Takimi me Jeremi Dytlow:
Në pasditen e 10 marsit të vitit të kaluar, ai e mori pushkën në një vend afër sheshit Holma në Malmö, ku ai dhe Jermi u takuan me katër burra të tjerë.
Urim Sallahi dhe Jeremi Dytlow kanë qenë miq të vjetër që në shkollë.

Dytlow kishte veshur një jelek sigurie dhe ishte i armatosur me një pistoletë. Takimi i të dyve me katër burrat kishte të bënte me një borxh prej afro 2,000 SEK (swedish korona), i cili që nga fillimi ishte afërsisht 15,000 SEK.

Sipas një personi, bëhej fjalë për një “gjë të kotë”, por askush nuk donte të zbulonte se çfarë ishte në fakt ajo ngjarje.

Jeremi Dytlow dhe Urim Sallahi morën një taksi të zezë për të shkuar në takim me ta.

Urim Sallahi e kishte futur armën në pantallona në pjesën e përparme dhe e kishte fshehur atë nën xhaketën e tij. Jeremi Dytlow së pari u largua mënjanë dhe bisedoi me burrat që i prisnin. Por më pas shpërtheu një trazirë mes tyre.

Por pastaj diçka ndodhi, sipas Dytlow.

Dytlow tregoi se me pastaj ata menjëherë kishin filluar t’a godasin atë për shkak të mosmarrëveshjes.

Urim Sallahi, para trupit gjykues kishte thëne se kishte dëgjuar një zhurmë të shurdhër, ai tutje thotë se tingulli ishte i një arme që Jeremi Dytlow përdori për të qëlluar një nga burrat, e ai burrë ishte rreth të 25-ve.

Gjatë gjykimit, Urim Sallahi tha se ndihej i kërcënuar, ndërsa qëllimi i tij ishte të i frikësonte ato.

Viktima 25 vjeçare u gjet i vdekur pasi ishte dërgua në spital.

Urimi ishte arrestuar ndërsa Jeremi Dytlow ishte arratisur për në Poloni, por më vonë u ekstradua në Suedi pasi kontaktoi me policinë në Malmö.
Më pas, hetuesit e vrasjes zbuluan se pushka ishte në pronësi të një polici suedez.

Arma për çudi nuk ishte raportuar e humbur nga polici.

E vërteta e armës së policit:

Polici kishte një armë gjahu në kasafortën e tij në shtëpi, por doli se i përkiste një burri tjetër që i ishte vjedhur pushka. Por pushka që ishte vjedhur i përkiste një polici, e ko i bie që të dy burrat i kishin ngatërruar armët e tyre.

Vetëm pas vrasjes në Malmö doli që armët ishin gabuar mes vete.
Polici po hetohet për krime të dyshuara me armë, por ai mohon çdo keqbërje që është kryer nga arma e tij e që n e fakt ishte e ngatërruar me një person tjetër.

Autoritetet suedeze kanë thënë se ky hetim nuk është i plotë ende dhe se po vazhdohet në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat