Vritet me armë zjarri 29-vjeçari shqiptar në Bari të Italisë

Diaspora

Vritet me armë zjarri 29-vjeçari shqiptar në Bari të Italisë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Bari të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Santino Xhyra, me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjinë Liberta të Barit.

I riu shqiptar u qëllua me tre plumba në gjoks dhe bark. Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ishin mjekët ata që njoftuan policinë e cila tashmë po heton në lidhje me ngjarjen për të mësuar rrethanat e saj dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat