Lazim Destani dhe "Ecolog", bota po i shfrytëzon në kohë pandemie, e Maqedonia a thua s’ka nevojë?!

Diaspora

Lazim Destani dhe "Ecolog", bota po i shfrytëzon në kohë pandemie, e Maqedonia a thua s’ka nevojë?!

Nga: Naser Pajaziti Më: 12 mars 2021 Në ora: 06:47
Ecolog

Ecolog International përmes brandit EcoCare po e mbështet procesin e vaksinimit që po vijon masivisht në Gjermani, megjithse kjo kompani ka qenë krah shtetit gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Ky është  gjiganti i udhëhequr nga filantropi tetovar Lazim Destani, që po vazhdon me rrugëtimin e suksesshëm dhe zgjerimin në fusha të ndryshme.

Në kushtet e pandemisë që kaploi globin, Ecolog nuk ka të ndalur dhe po dëshmohet me  misionin e saj. Në fillim ajo u përfshi me testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.

Pse shtetet tona, dhe sidomos Maqedonia e Veriut nuk shfrytëzon dhe nuk kërkon ndihmën nga Lazim Destani dhe kompania e tij. Pavarësisht rregullave të tregut dhe duke njohur zemërgjerësinë e shpirtin human të Lazim Destanit, Maqedonia e Veriut, por edhe Kosova e Shqipëria, do të ishin ndër vendet e para që ndoshta shumë më herët do të kishin siguruar vaksinat.

Por, ai nuk u shfrytëzua dhe nuk u ftua, sepse çdo furnizim apo tender këtu shihet nën prizmën e tenderomanisë, përqindjeve joshëse e dallavereve të tjera. Dhe kështu ndodhi me furnizimin e dështuar me vaksinat kineze, që nxorri bllof ministrin Filipçe. Një gazetë italiane publikoi dy letra të ministrit të Shëndetësisë për furnizim me vaksinat kineze për të cilat thuhet se gjatë procedurës së blerjes së tyre ka ndërmjetësuar një kompani fantome, e regjistruar në ishujt Samoa, që njihen si parajsë tatimore. Filipçe dhe Zaev a thua vallë siç po i akuzon opozita kanë vrapuar pas provizioneve se sa për furnizimin e shpejt me vaksina. Andaj Filipçe, Zaevi, Ahmeti e të tjerët në pushtet, përse nuk trokitën e nuk po trokasin në derën e Lazim Destanit. Duke e ditur lidhjen e tij shpirtërore dhe angazhimin e pakursyer human e lobues, do të ishte i pashmangshëm aktivizimi apo angazhimi i tij. Ndoshta ende nuk është vonë, kur shohim se nuk ka vaksina për qytetarët dhe se do të na zë edhe vera!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat