30 Vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë

Diaspora

30 Vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë

Nga: Beqir SINA – New York Më: 19 mars 2021 Në ora: 06:37
Arkiv

WASHINGTON D.C.: Dr.Elez Biberaj, drejtori i Divizionit Eurasia të Zërit të Amerikës, do të ri-kujtonte një vit më parë ish kongresistin republikan Buenchner, në të 29 vjetorit të zgjedhjeve të para shumëpartiake të Shqipërisë, pas rënies së Murit të Berlinit, dhe një vit më parë të 30 vjetorit të ri-vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërise. Ai me një status në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, do të shkruate në kujtim për ish kongresistin Buechner, i cili u nda nga jeta më 17 Mars 2020, se "në cilësinë e kongresistit amerikan – njëzetenëntë vjet më parë, ai drejtoi një delegacion amerikan, që vëzhgoi zgjedhjet e para shumëpartiake të Shqipërisë".

“Ish-kongresisti Buechner (R-Mo)! gjatë viteve të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, shërbeu dhe si President i Institutit Kombëtar Republikan për Çështje Ndërkombëtare. Buechner luajti një rol të madh në promovimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë e shtypit në ish-shtetet komuniste. Më kujtohet me kënaqësi takimi i kongresistit Buechner në Mars 1991 në Tiranë, ku ai drejtoi një delegacion që vëzhgoi zgjedhjet e para shumëpartiake të Shqipërisë” shkruante një vit më parë, në një status në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Dr.Elez Biberaj, drejtori i Divizionit Eurasia të Zërit të Amerikës, duke kujtuar, takimin e tij 29 vjet më parë në Shqipëri, post komuniste me kongresitin Buechner.

Me këtë rast duket se ikja në amshim të kongresistit Buechner, është shprehur në një mënyrë, edhe respekti, për punën e ish kongresistit amerikan – atë që kishte bërë ai dhe delegacioni amerikan, SHBA, në afirmimin dhe për të promovuar demokracinë e re dhe për t'i ndihmuar Shqipërisë, që të mbante zgjedhje të lira, me shumë parti politike dhe të krjionte organe legjislative të pavaruara nga ish Partia e Punës – sot Partia Socialiste e Shqipërisë, e Edi Ramës.

Parti, e cila për ironi të kohës, edhe mbas njëzetetë viteve – (30 qershor 2019) ri mbajti zgjedhjet me një parti, në afro tre dekada demokraci në Shqipëri– Pra zgjedhje lokale vetëm me Partinë Socialiste të Shqipërisë – të Kryeministrit socialist Edivin Kristaq Rama, e cila e vetme kandidojë, vet votojë dhe dhe po vet numërojë votat e kandidatëve të partisë Socialiste.

Z. Buechner gjithashtu ka udhëhequr ekipe ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve në Amerikën Qendrore dhe Evropën Lindore. Z. Buechner ishte gjithashtu përfaqësuesi i Partisë Republikane të SHBA në Bashkimin Demokratik Ndërkombëtar pas rënies së Murit të Berlinit

Zgjedhjet e 31 marsit 1991 në Shqipëri,

Rënia e ish-sistemit komunist në Shqipëri, faktikisht u “legalizua” duke pranuar zgjedhje politike pluraliste. Të gjendur përballë falimentit ekonomik, përballë protestave sindikale, popullore, studentore dhe përballë trysnisë së ndërkombëtarëve “borgjezo-revizionistë”, ish-krerët e lartë të pushtetit komunist të diktaturës u detyruan të tërhiqen, duke pranuar zgjedhje parlamentare me pjesëmarrje të shumë partive politike.

Por edhe në këto zgjedhje, kupola e pushtetit komunist u fut me subjektet e saj ish-“rrypa transmisioni” si Bashkimet Profesionale, Frontin Demokratik, Organizatën e Gruas dhe të Rinisë Komuniste, me synimin për të mbledhur sa më shumë vota në “kutinë” e saj politike për të mbajtur pushtetin, si vazhdimësi e pushtetit të PPSH.

Pas rënies së qeverive kalimtare të emëruara prej PPSH dhe Ramiz Alisë, për shkak të grevave të studentëve e minatorëve, por dhe të presionit të partisë opozitare PDSH, të krijuar në dhjetor 1990, në 31 mars 1991 u shpallën zgjedhjet e para pluraliste politike parlamentare, me pjesëmarrje të lirë të partive të tjera veç asaj të PPSH.

Paçka se PPSH, ishte një parti që përfaqësonte diktaturën komuniste prej 47 vitesh sundim, varfëri e krime, përsëri zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan masivisht nga komunistët dhe kupola e pushtetit të diktaturës.

PPSH fitoi zgjedhjet, duke etiketuar PDSH si “rikthim të borgjezëve, bejlerëve e agallarëve”.

Statistikë e 31 marsit 1991: PPSH në krye, PD në opozitë

Këto zgjedhje u mbajtën me një ligj të hartuar nga ish-regjimi komunist diktatorial, i cili synonte të vazhdonte sundimin e tij, duke përgatitur zgjedhje gjoja pluraliste, por që në fakt ishin një proces i paramenduar, që të mbanin ende pushtetin 47 vjeçar.

Ligji i zgjedhjeve të para pluraliste, u hartua me disa ndryshime minimale, simbolike që mundësonin praninë dhe kontrollin në komisionet dhe nga përfaqësuesit e opozitës.

Ligji zgjedhor ishte mazhoritar i pastër, me dy raunde dhe me 250 zona elektorale, pra me 250 deputetë, aq sa ishte dhe gjatë parlamentit të viteve të diktaturës.

Sipas të dhënave të atyre zgjedhjeve, në 31 mars 1991, listat numerike të votuesve ishin me 1 milion 984 mijë e 933 votues ose 99%. Pas përfundimit të zgjedhjeve, rezultoi se numri i shqiptarëve që morrin pjesë në zgjedhje ishte 1 milion 963 mijë e 254 votues, ose 95% pjesëmarrje.

Sipas rezultatit, doli se në 312 mars 1991, për PDSH votuan 38.71% e shqiptarëve me të drejtë vote, ose 720 mijë e 948 votues. Ndërsa për PPSH rezultoi se votuan 67.6% e votuesve, ose 1 milion 46 mijë e 129 votues. Për PR, votuan 1.38% e pjesëmarrësve në zgjedhje, ose 27 mijë e 393 persona. Ndërkohë që partinë e pakicës minoritare greke “Omonia”, të paraqitur me siglën “PBDNJ”, votuan vetëm 0.68% e numrit të pjesëmarrësve në votime, ose 13 mijë e 538 votues.

…..zgjedhjet e 22 marsit të 92-it

Përmes votës së 22 marsit të 92-it, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Si sot 28 vite më parë, intelektualë, studentë, të rinj e të reja, njerëz të thjeshtë rrëzuan sistemin e asaj kohe duke u ngritur për të vendosur me votë një rend të ri.

Para se të arrihej tek vota, ishte periudha e viteve 1990-1991 e deri në 22 mars 1922, koha që u shoqërua me protestat e studentëve, të cilët kërkonin rrëzimin e diktaturës e të PPSH nga pushteti.. Duke parë acarimin e situatës, Ramiz Alia shpalli zgjedhjet e para pluraliste më 1991.

Në zgjedhjet 31 Mars 1991

PPSH fitoi 149 deputetë

PDSH fitoi 75 deputetë

Por më 6 dhjetor 1991 jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.

Në Janar 1992 formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa në 22 mars 1992 mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH.

Rotacioni i rezultatit është 90%. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.

Në zgjedhjet 22 Mars 1992

PDSH fitoi 104 deputetë

PSSH fitoi 38 deputetë

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat