Shqiptarët 'gjelbërojnë' Spanjën me kanabis, ja momenti kur policia futet në bazën e drogës, pjesë e rrjetit edhe një grua

Diaspora

Shqiptarët 'gjelbërojnë' Spanjën me kanabis, ja momenti kur policia futet në bazën e drogës, pjesë e rrjetit edhe një grua

Më: 20 mars 2021 Në ora: 08:43
Pamje nga video

Pas shtëpive me sera dhe pyjeve, tani janë pronat industriale të mbyllura për shkak të krizës ekonomike që shërbejnë për lulëzimin e industrisë së kanabisit.

Garda Civile spanjolle në Casetas kreu operacion e quajtur “Quiperi”, duke përfunduar me arrestimin e një grupi kriminal me origjinë shqiptare të përbërë nga pesë persona që kultivonin substanca narkotike.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 2,600 bimë. Operacioni filloi katër muaj më parë, në mes të nëntorit, kur agjentët e Gardës Civile Alfajarín (Zaragoza) zbuluan 900 bimë marijuane në një depo industriale në La Puebla de Alfindén. Ata arrestuan personin përgjegjës për kultivimin, një i ri 25-vjeçar shqiptar.

Kjo ndërhyrje çoi në gjurmët e anëtarëve të tjerë të organizatës. Agjentët zbuluan se i arrestuari përdorte një makinë që i përkiste një gruaje e cila, përveç kësaj, kishte marrë me qira tre ndërtesa të tjera industriale në pjesë të ndryshme të Zaragoza dhe rrethinat e saj.

Hetimet lejuan të zbardhen hollësitë e kësaj organizate dhe këtë javë  u zhvilluan kërkimet dhe arrestimet e tjera.

Midis personave të arrestuar është edhe një grua, edhe ajo me origjinë shqiptare. Tre nga të arrestuarit qëndronin në mënyrë të parregullt në Spanjë. Të gjithë ata u vunë në dispozicion të Gjykatës së Zaragozës.

Përveç kultivimit të lëndëve narkotike, ata akuzohen edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat