I kërkoi telefonin për t’ia kontrolluar, shqiptari rreh barbarisht të dashurën

Diaspora

I kërkoi telefonin për t’ia kontrolluar, shqiptari rreh barbarisht të dashurën

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:31
Itali, foto ilustrim

Bie në pranga një shqiptar në Itali, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së Tij.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar në Trentino, i akuzuar për grabitje, dhunë dhe posedim lëndësh narkotike.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte kërkuar partneres së tij telefonin për t’ia kontrolluar, por ajo kishte refuzuar.

Kjo bëri që shqiptari të ushtronte dhunë mbi të, duke e goditur barbarisht me shkelma e grushte.

Gruaja arriti të ikte me vrap dhe të strehohej në shtëpinë e një shoku, por shqiptari e ka ndjekur mbrapa dhe madje ka qëndruara para derës së shtëpisë, duke pritur që ajo të dilte.

Ajo njoftoi më pas policinë, të cilët qetësuan situatën, e dërguan gruan në spital, ndërsa shqiptarin në shtëpi.

Por pasi mbërritën aty, ata gjetën mbetje hashashi dhe marijuane të shpërndarë kudo dhe pas kontrollit atij iu gjet 250 gramë marihuanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat