Sokolesha e shqiptarizmit

Diaspora

Sokolesha e shqiptarizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:50
Kopertina

Në këtë libër të veçantë delfilon admirimi shqiptar ndaj Mbretëreshës së Diasporës Shqiptare. Janë surpriza të shkëputura nga librat, revistat dhe interneti, që nga viti 2001. Bashkatdhetarët tanë i kushtojnë poezi duke e konsideruar si grua humane me shpirt të florinjtë me vlera të veçanta njerëzore. Vetëm përmes artit jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetë. Funksioni terapeutik i artit, i dashurisë dhe muzikës. Hareja, gëzimi dhe kënga ishin veti e përditshme e dardanëve. Në faqet e kësaj vepre nuk defilojnë vetëm këngë (poezi), por edhe opinione, intervista, mbresa, dedikime, përshkrime, kujtime e lot për më të dashurit e saj që kanë vajtur në botën e engjëjve. Paqa, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin mbi ta!

Vitorja vjen para nesh me ide të ndritura. Ajo është shpirtluanesha jonë e lindur me energji hyjnore, ambasadorja e paqes, shpëtimtarja e emigrantëve, Nënëlokja që ka shkrirë gjithçka në shërbim të shqiptarisë, Zonja e respektuar që u gjend si nënë për shumë emigrantë në brigjet e shpresave të humbura, Nënëlokja që ndihmoi aq shumë gjatë Luftës së Kosovës, Nënëlokja që shëroi plagët e të plagosurve, Nënëlokja që u ndenji afër shumë familjeve në nevojë. Nënëlokja që nuk lodhet kurrë edhe pse me një moshë të thyer. E gjejmë në çdo aktivitet të shqiptarëve në Itali dhe jo vetëm.

Vitore Stefa Leka është Ambasadore e Kulturës Shqiptare në Itali e botë! Ky është një përkushtim i sinqertë në shenjë respekti e nderimi ndaj vlerave tona të larta letrare dhe kombëtare. Në këtë vepër defilojnë poezi, përkushtime dhe kujtime, opinione he intervista. Vepra respektive e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e bukur të rilindësve tanë të famshëm: Nikolla Naço, Visar Dodani, Aleko Vançi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni etj. Në këtë vepër të re defilon drita, fryma dhe shpirti i fjalëve. Fjalët e Vitores lindin nga drita. Shëndeti i bimëve, shëndeti i fjalëve, funksiomni terapeutik i fjalës, fjala që shëron dhe shembujt e librave të shenjtë. Vitore Leka është shpirti shqiptar i Bashkimit Kombëtar.

Nga përmbajtja po shkëputim disa tituj: Energjia e gjallë e shqiptarizmit, Emër i veçantë i kombit shqiptar, Kujtim vëllaut tim të shtrenjtë, Lettera di ringraziamento alla grande umanista albanese Vitore Stefa Leka, Letër falënderuse për Humanisten e Madhe Shqiptare Vitore Stefa Leka, Konsiderata nga dashamirët e Vitores, Një kontribut i pashoq mbarëkombëtar, Një Zonjë e dashur për mua, Nënëlokja e mbarë shqiptarisë, Aktivitete e angazhime mbarëkombëtare, Ikona shqiptare e bamirësisë, Zonja me energji hyjnore, Shembull dhe model i Nënëlokes së shqiptarëve, Dy fjalë për mikeshën time të shumëdashur, Mos harroni kopshtarët e parë, Copa kujtimesh nga fëmijëria, Një darkë me Vipat e Kinematogarfisë Italiane në Trieste, Familja ime, Të bëhesh nënë dhe gjyshe është mrekulli hyjnore, 17 vjet larg Shqipërisë, Emigranteve shqiptarë ne Kanada, ju duhet shëmbulli dhe figura e Vitore Stefa Lekës, Fati i Kosovës nuk mund të ndalet, Flet poetja dhe aktivistja e shquar, Vitore Stefa-Leka, Veprimtari e shtrirë në 22 shtete, Si u njoha me Berluskonin dhe Vitorio Zgarbin, Jam një nënë e thjeshtë që i dua njerëzit, etj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat