Shqiptari dhe kolegu humbin jetën tragjikisht në aksident

Diaspora

Shqiptari dhe kolegu humbin jetën tragjikisht në aksident

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:23
Erik Galluzzo, Eder Shqalshi

Një aksident tragjik i ka marrë jetë në Itali dy personave, midis të cilëve edhe një shqiptar. Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Shqiptari që ka humbur jetën është 34 vjeçari, Eder Shqalshi, i cili po udhëtonte me kolegun e tij italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç, i cili edhe ky humbi jetën në aksident.

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine, dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine, e cila goditi një kamion. Nuk ka ende një hetim lidhur mbi shkaqet e këtij aksidenti fatal.

Përplasja ishte mjaft e dhunshme, duke mos u dhënë asnjë shpresë dy të rinjve për të mbijetuar. Ata u nxorën nga pjesët metalike të mjetit nga zjarrfikësit.

Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat