Subjektet politike shqiptare injorojnë diasporën!

Diaspora

Subjektet politike shqiptare injorojnë diasporën!

Nga: Alisetar Ramadani - Bojona Më: 11 prill 2021 Në ora: 20:17
Alisetar Ramadani - Bojona

Në letrën tonë dërguar subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë Veriore se a garantojnë se a do të ketë zhvillim të regjistrimit të popullatës me 5 Shtator 2021, asnjëra nga subjektet politike nuk është përgjigjur!

Kjo tregon se këta e kanë shitur shpirtin e tyre për të blerë ardhmërinë personale, të familjeve të tyre, të një grupi rreth partisë!

Cila qenka motoja e tyre? Lideri nuk krijohet duke e shitur veten për të blerë ardhmërinë personale, lider pa integritet, pa karakter, pa moral nuk i duhet popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Diaspora megjithatë do të vazhdon të regjistrohet, duan liderët partiak ose jo. Ne obligimin tonë do të kryejmë, ama ju heshtni më kur bëhet fjalë për mërgatën, ngase ju mërgatës ama hiq nuk ja keni gajlen, ju mërgatën e përdorni në fjalor vetëm kur janë zgjedhjet dhe ka ndonjë temë të "nxehtë" politike në vendlindje, ndryshe mërgata për ju nuk ekziston.

Lus mërgimtarët, të heqin dorë nga subjektet politike shqiptare në vendlindje, edhe sikur familjar t'i keni, të ishin vërtetë serioz, të ishin se punon për komb, për mirëqenie të përgjithshme, nuk do ishim në këtë gjendje!

Motra dhe vëllezër, mbi NJË MIRLADRË EURO ÇDO VIT MËRGATA I DËRGON NË VENDLINJE! Çka kemi ne nga kjo super fuqi ekonomike që i ofrojmë shtetit? Kemi mizori, rrugë me gropa, shkolla me çati që pikojnë, me tualete mesjetare, klasa të shkatërruara, banka dhe karrige të kohës së titos, pa materiale bazë për mësim! Godina shëndetësore ku në vend se të shkosh të shërohesh më tepër sëmuresh, pjesa dërmuese e të punësuarve marrin rroga në shtëpi. Ndërsa familjarët tanë vazhdojnë të ju besojnë subjekteve politike se do ta bëjnë më mirë atë vend!

Çka duhet bërë?

Mërgata të mos ju beson asnjë subjekti politik, nuk kanë asnjëra program të qartë se për çka aranzhohen ata? I keni pyetur: për çka angazhohen? A kanë program të shkruar? Cili është objektivi final i tyre? Po t'i pyesni, nuk do të merrni përgjigje, ose do të ju thonë: nëse nuk të pëlqen kështu formo parti! Mërgimtar, të paktën ti këndellu, na besoni, ne i kemi vënë në sprovë këto subjekte politike, nuk na kanë dalë ashtu si kemi menduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat