I ngriti kurthin komandantes me ndihmën e shqiptarit, arrestohet polici në Itali

Diaspora

I ngriti kurthin komandantes me ndihmën e shqiptarit, arrestohet polici në Itali

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:03
Salvatore Furci, Lia Vismara

Policia italiane ka zbuluar një kurth që i është ngritur komandantes 32-vjeçare Lia Vismara. Mbi të ranë akuzat për trafikante droge dhe me këtë torturë u desh të jetonte 15 muaj. Një mbrëmje janari si gjithë të tjerat, policia bën një kontroll të befasishëm në makinën e saj duke gjetur 3 gramë kokainë në sedilje.

Por e gjitha ishte një mashtrim, i organizuar nga një prej vartësve të saj të quajtur Salvatore Furci. Ky i fundit njihet prej kohësh si efektiv i njësisë anti-drogë në Milano.

Këtë rreng Furci e ka ngritur në bashkëpunim me shqiptarin Mariglen Memushi, 46 vjeç, por që të dy janë arrestuar me akuzën e shpifjes.

Falë hetimeve të prokurorisë, çdo gjë doli zbuluar, dhe u vërtetua që çdo gjë ishte bërë për hakmarrje, pasi komandantja kishte folur fjalë jo të mira për oficerin. Nga hetimi u zbuluan edhe disa biseda në celular, ku ai kërcënonte Lian: “Do të të shkatërroj”. Në bazë të hetimeve është zbuluar se oficeri kishte fshehur drogën në makinën e komandantes dhe ishte larguar me ndihëm e shqiptarit, i cili më pas kishte marrë në telefon karabinierët për të bërë denoncimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat