Joshte të rinjtë dhe më pas i kërcënonte duke u kërkuar para, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Joshte të rinjtë dhe më pas i kërcënonte duke u kërkuar para, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi joshte dhe kërcënonte fëmijët, kryesisht djem duke u thënë se nëse nuk i jepnin para do u tregonte prindërve të tyre se janë ‘gay’.

Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur i kërcënonte se do të bënte të njohur homoseksualitetin e djemve, duke kërkuar para në këmbim të heshtjes së tij.

Si ra në prangat e policisë

Sipas mediave të huaja, hetimi filloi nga një 16-vjeçar i cili, duke iu nënshtruar kërkesave, bëri pagesa të përsëritura përmes teknologjisë dhe totali i shumës që kishte paguar i mituri ishte 2700 euro.

Kur i riu mendoi se e kishte çliruar veten nga ‘makthi’ në të cilin kishte rënë, përmes aplikacionit  WhattsApp ai mori sërish kërkesa të tjera për para, po nga i njëjti person.

Në atë moment djali vendosi ta denonconte në polici. Nga hetimet rezultoi se shqiptari kishte përfituar 10 mijë euro nga një djalë tjetër nëpërmjet presionit të vazhdueshëm. Paratë e zhvatura ishin paguar në llogari të ndryshme të qarkut elektronik paysafecard, në emër të palëve të treta por në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Në përfundim, 34-vjeçari u arrestua dhe do të dalë para gjykatës për zhvatje dhe veprime të paligjshme ndaj të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat