Vodhën 500 kg bakër nga linja hekurudhore, e pësojnë dy shqiptarët në Itali

Diaspora

Vodhën 500 kg bakër nga linja hekurudhore, e pësojnë dy shqiptarët në Itali

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për vjedhjen e më shumë se 500 kg bakër nga linja hekurudhore në zonën via Reggio. Dy shtetasit shqiptarë, të moshës 31 dhe 41 vjeç, u arrestuan natën midis të Premtes 16 dhe të Shtunës 17 Prill nga karabinierët e stacionit Oltretorrente të cilët, ndërsa kryenin disa kontrolle në zonë, vunë re një makinë të dyshimtë dhe vendosën ta kontrollonin atë.

Dy burrat po përpiqeshin të vidhnin bakrin: njëri ishte në vendin e shoferit – dhe tjetri në këmbë. Karabinierët pikasën, burri në këmbë teksa filloi të ecte i vetëm drejt stacionit, duke hedhur një objekt metalik që kishte në dorë mbi rrjetë. Makina, në të njëjtën kohë, gjithashtu u largua në të njëjtin drejtim.

Pasi u kthye në vendin ku ishin ndaluar dy shqiptarët, policia konstatoi se rrjeta metalike që ndan rrugën nga linja hekurudhore Parma – Milano ishte prerë dhe aty pranë kishte disa çanta me material “bronzi” metalike brenda dhe në tokë kabllot dhe pjesët e “bakrit” dhe “bronzi”.

Materiali i rikuperuar, i përdorur për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore me peshë mbi 500 kg për një vlerë prej rreth 2500 euro, u kthye në Hekurudhat e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat