Makina e kthyer përmbys/ Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën shqiptarit

Diaspora

Makina e kthyer përmbys/ Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën shqiptarit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar ka ndërruar jetë në zonën e Imathias në Greqi.

41-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat greke, ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik. 

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 8-të të rrugës Alexandria – Giannitsa, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke i kushtuar jetën. “Thestival” ka publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, por nuk bën me dije identitetin e shqiptarit.

Ndërkohë që autoritetet kanë nisur nga puna për të zbardhur shkakun e aksidentit që rezuloi fatal për 41-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat