Kapen 1 kg kokainë në Audi-n sportiv, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

Diaspora

Kapen 1 kg kokainë në Audi-n sportiv, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

Më: 2 maj 2021 Në ora: 21:28
Itali

Ishin bërë kurioz për shkak të makinës sportive ‘Audi A4 Rs’ dhe për këtë arsye e kishin ndaluar.

Por në makinën e tij, një i ri shqiptar kishte fshehur diçka me më shumë vlerë. Bëhej fjalë për një sasi prej 1 kilogramë kokaine të pastër me vlerën e 300 mijë eurove.

Policët e Sarzanas, në Liguria, Itali, do të vinin re një sjellje nervoze të të riut që ishte në timon. Pikërisht ky shkak ka bërë që arta të dyshojnë dhe kanë vendosur që të kontrollojnë makinën sportive.

Ata kishin shoqëruar të riun së bashku me makinën tek zyrat e tyre, duke bërë edhe kontrollin. Këtu kishin zbuluar një pjesë të modifikuar. Në dysheme, ishte krijuar një hapësirë e posaçme për të fshehur drogë.

Gjatë kontrollit, është gjetur 1 kilogramë kokainë e pastër që kapte vlerën e 300 mijë eurove, në treg.

Menjëherë është vënë në pranga i riu shqiptar, që sipas karabinierëve është një korrier, që po vinte nga ndonjë furnizues në veriun e Italisë, për ta shpërndarë më pas në zonën e Ligurias.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat