Arrestohet një shqiptar në Austri, kjo është arsyeja

Diaspora

Arrestohet një shqiptar në Austri, kjo është arsyeja

Nga: A.M. Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:53
Ilustrim

Pak para orës 3:30 të mëngjesit të së premtes, qendra e alarmit mori një mesazh se po thyhej një ndërtesë tregtare në Bodenackerstrasse në Breitenbach.

Dy persona tentuan që të hynin në një ndërtesë biznesi në Breitenbach, por plani nuk iu shkoi si duhet, pasi që disa patrulla të kantonit Solothurn erdhën me kohë në vendin e ngjarjes, shkruan "Bota sot".

Në vendin e ngjarjes, Policia ka arritur ta vë në pranga një person të dyshuar. Ai është një shqiptar i moshës 39 vjeçare. Ndërkaq, hetimet e mëtutjeshme ndaj tij vazhdojnë.

Kurse, bashkëpunëtori i shqiptarit arriti të shpëtonte.

Ndërkaq, këto janë të dhënat për personin që është arratisur. Ai është i gjatë rreth 1.70 deri në 1.80 cm, i hollë dhe i veshur me një pulovër të errët me kapuç, shkruan "Bota sot"..

Policët e kantonit Solothurn në Breitenbach, kërkojnë ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion për personin në arrati. Ky është numri i policisë 061 785 77 01.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat