Aksidentoi për vdekje të moshuarin, e gjithë Italia në kërkim të 50 vjeçarit shqiptar

Diaspora

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, e gjithë Italia në kërkim të 50 vjeçarit shqiptar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:21
Itali

Autoritetet italiane janë vënë në kërkim të një personi rreth 50 vjeç, e që besohet se është shqiptar, që disa ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në zonën e Trevizos.

Gazeta italiane “Corriere del Veneto” ka raportuar se Policia lokale e Trevizos po vazhdon kërkimet e saj për shoferin.

Ai të shtunën e kaluar duke ecur përgjatë Via Podgora, përplasi italianin Luciano Paro, një pensionist 76-vjeçar duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gazeta thotë se fatkeqësisht hipoteza se drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, që jetonte në Istrana, po fshihet jashtë vendit, e mbase në vendin e origjinës, po bëhet gjithnjë e më e besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat