Gjermania, lehtësime për udhëtimet/ Çfarë i duhet shtetasve shqiptarë!

Diaspora

Gjermania, lehtësime për udhëtimet/ Çfarë i duhet shtetasve shqiptarë!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Në Gjermani, incidenca e infektimit me Covid-19 është në rënie të vazhdueshme.

Të premten ajo ra, për herë të parë pas dy muajsh, nën 100: ishte 96.5 të infektuar në javë për 100.000 banorë. Të shtunën u ul edhe më tej, duke mbërritur në 87.3, ç’ka u prit me gëzim të madh në mediat gjermane. Javën e kaluar, Gjermania theu rekordin për Europën, me numrin e vaksinimeve në një ditë: e kaloi për herë të parë shifrën 1 milion të vaksinuar në 24 orë. Mungesa e vaksinave ishte problemi kryesor në tremujorin e parë të këtij viti, por që prej prillit, furnizimi ka qenë më i kënaqshëm.

Nëse vazhdon rënia e incidencës, lehtësime në të gjithë Gjermaninë priten brenda pak javësh. Vendi miratoi së fundi lehtësime për të gjithë ata që hyjnë e kthehen në Gjermani, një hap i rëndësishëm ky për pushimet e verës. Me rregulloren e re të Covid 19 për udhëtimet hyrëse, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani me avion janë të detyruar: ose të testohen, ose të paraqesin certifikatën e vaksinimit me një vaksinë të BE, ose të dëshmojnë se kanë kaluar e janë shëruar nga Covid 19.

Kjo, pavarësisht nëse udhëtarët vijnë nga një vend që është zonë rreziku me incidencë mbi 50 apo jo. Shqipëria prej disa ditësh nuk konsiderohet më zonë rreziku nga Gjermania. Por, kërkesat e mësipërme duhet t’i mbajnë parasysh edhe shtetasit e Shqipërisë. Që prej ditës së sotme, edhe shtetasit e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, nuk do të kenë më nevojë të karantinohen kur hyjnë në Gjermani, por të bëjnë vetëm një test, i cili duhet të dalë negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat