Vrasje e dyfishtë në Korfuz / 60 vjeçari vret me pushkë gjahu pronaren e shtëpisë dhe komshiun, më pas vetëvritet

Diaspora

Vrasje e dyfishtë në Korfuz / 60 vjeçari vret me pushkë gjahu pronaren e shtëpisë dhe komshiun, më pas vetëvritet

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:20
Foto

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot ishullin e Korfuzit, në  Greqi rreth orës 11 të mëngjesit.

Një 60 vjeçar ka vrarë me armë gjahu 2 persona dhe më pas është mbyllur në banesën e tij ku është vetëvrarë.

Sipas medieve greke , viktimat janë një burrë 63 vjeçar me origjinë greke, i cili, vinte dhe shkonte rregullisht në Francë për punë dhe kishte blerë një shtëpi në Korfuz, dhe një grua greke 60-vjeçare, banore e përhershme e ishullit.

Autori i vrasjes së dyfishtë ishte gjithashtu grek, dhe thuhet se banonte me qira në shtëpinë e gruas që vrau, raporton CNN Greece.

Gruaja gjithashtu zotëronte shtëpinë ku jetonte viktima e dytë e sulmit. Fillimisht u raportua se dy viktimat ishin çift,  megjithatë informacioni më i ri thekson se gruaja ishte pronare e dy shtëpive, në të cilat jetonin viktima dhe autori i vrasjes.

Sipas informacionit nga 'Agjencia e Lajmeve Athinë-Maqedonase', gruaja  ka dashur të dëbojë  autorin ,me të cilin u përleshën në oborrin e shtëpisë,  gjithashtu mësohet se më parë  kanë pasur mosmarrëveshje ekonomike midis tyre.

Siç raportohet deri më tani viktima e dytë ( burri që jetonte në Francë) ka ndërhyrë, për të zbutur konfliktin midis pronares dhe autorit dhe dyshohet se është vrarë gabimisht.

Si rrjedhojë autori  është mbyllur në banesë dhe është vetëvrarë, pasi sipas burimeve ( ende të pakonfirmuara) thuhet se  fakti që vrau një person "gabimisht" e ka  shtyrë atë në vetëvrasje. Megjithatë mbetet për tu konfirmuar, raportojnë mediet greke.

Policia ndodhet në terren, nga po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat