Ambasada shqiptare në Bernë sot ka shpërndarë shpërblimet e fituesve të konkursit për fëmijët në Zvicer

Diaspora

Ambasada shqiptare në Bernë sot ka shpërndarë shpërblimet e fituesve të konkursit për fëmijët në Zvicer

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Berne, 6 qershor -Në Ambasadën e Republikes se Shqiperise sot në Bernë u shpërndanë çmimet e fituesve të konkursit të çelur me rastin e 1 qershorit, Ditën e fëmijëve, nga Shkolla Shqipe në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sot, në Ambasadën e RSH-së në Bernë u shpërndanë çmimet e fituesve të konkursit të çelur me rastin e 1 qershorit, Ditën e fëmijëve, nga Shkolla Shqipe në Zvicër.

U vlerësuan me certifikata mirënjohjeje fituesit në disiplinat lexim, recitim dhe këndim, që përfaqësuan Shkollën Shqipe në Zvicër.

Prindërit dhe nxënësit e pranishëm i përshëndeti Ambasadori I.Gjoni i cili shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të vegjlit dhe prindërit shqiptarë për përpjekjet që bëjnë për të përçuar kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat