Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Seria e kontratave të vdekjes që po trondit Greqinë

Diaspora

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Seria e kontratave të vdekjes që po trondit Greqinë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:44
Athinë

Aris Papas shqiptari 34-vjeçar I cili u ekzekuta me 5 plumba në gjoks dhe në kokë në lagjen Sepolia në Athinë nga një burrë i maskuar. Vrasja e shqiptari Aris Papas pasoi me vrasjen e boksierit grek Tassos Berdesis një ditë më vonë një zinxhir vrasjesh që po trondisin Greqinë.

Pas atentatit të fundit ndaj shqiptarit Aris Papas në shkurt të këtij viti, Policiaa Helene nisi një hetim që çoi në arrestimin e shtatë kriminelëve grekë dhe shqiptarë. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Papës dhe sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta greke e gjithë ngjarja përbë një seri vrasjesh me pagesë.

Aris Papas më 26 shkurt, 34-vjeçari po ecte në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, kur disa persona qëlluan nga një taksi në drejtim të tij. Ai u qëllua në këmbë dhe në shpatullën e majtë, shkruan gazeta greke.

Në dëshminë e tij, shoferi i taksisë tha “Ne u nisëm për në rrugën Pipinou, duke ecur deri në vendin ku u dëgjuan të shtënat.  Papritmas ata bërtitën” ndalo”dhe duke hapur dritaren prapa sedijes së shoferit, të dy filluan të qëllonin në të njëjtin drejtim.

Ata qëlluan më shumë se pesë plumba dhe menjëherë ma vunë armën në kokë duke më thënë nisu. Më detyruan të nisesha për në Rrugën Pipinou dhe më pas në Sheshin Attiki.  Në atë moment kuptova se një makinë patrullimi po më ndiqte duke më bërë shenjë që të ndaloja, shkruan media greke.

 “Në më pak se tre minuta, një taksi kaloi para meje dhe  filluan të qëllonin menjëherë.” Dy miqtë e mi” më lanë  dhe u larguan në drejtim të kundërt. Ata nuk qëndruan dhe as nuk u kthyen për të parë nëse unë isha mirë, gjë që më bëri të mendoj se ata mund të jenë të përfshirë në atentatin kundër meje, ” tha shqiptari Aris Papas në polici.

Hetimi mori fund me 13 mars dhe policia arrestoi 5 të dyshuar për atentatin ndaj shqiptarit. Tre nga të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në komplotin për të vrarë Papën. Në një nga dëshmitë më të reja rreth atentatit të Papës thuhet se autori i vrasjes u arratis me taksi. Papa ishte akuzuar më parë për vrasje dhe trafik droge dhe një nga skenarët e mundshëm dhe që po shqyrtohet është se ai u vra nga rivalët  sepse ai donte të formonte grupin e tij në tregtinë e kanabisit dhe kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat