I doli në pritë te shkolla dhe e theri 13 herë, Prokuroria belge zbulon detajet për vrasjen që dyshohet se e kreu shqiptari nga Kosova

Diaspora

I doli në pritë te shkolla dhe e theri 13 herë, Prokuroria belge zbulon detajet për vrasjen që dyshohet se e kreu shqiptari nga Kosova

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje që dyshohet se u krye nga një shqiptar nga Kosova ka tronditur dje Belgjikën. 48-vjeçari me inicialet B.A, dyshohet ka therur për vdekje të dashurin e ish-gruas së tij. Detaje se si ndodhi i gjithë rasti ka dhënë Prokuroria në Belgjikë.

Hapësira para një shkolle në qytetin Deurne të Belgjikës, dje u kthye në një skenë krimi. Para syve të fëmijëve që vijojnë mësimet në atë shkollë, u krye një vrasje që tmerroi të gjithë.

Një 48-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka therrur për vdekje një 52-vjeçar, e që ishte burri i ish-gruas së tij. Ai kishte shkuar te shkolla për t’i marrë fëmijët e bashkëshortes, por që më pas personi i kishte dalë në pritë dhe e kishte therrur për vdekje.

Për vrasjen që dyshohet se është kryer nga shqiptari nga Kosova janë deklaruar nga Prokuroria e Belgjikës.

“Një burrë 48-vjeçar është arrestuar me urdhër të gjykatësit hetues për vrasjen e një 52-vjeçari. Viktima është bashkëshorti i ri i ish-gruas së të dyshuarit. Nga të gjeturat deri në këtë pikë të hetimeve, i dyshuari, një 48-vjeçar me kombësi nga Kosova ishte duke e pritur viktimën në daljen e një shkolle fillore në Waterbaan, Deurne. 52-vjeçari ishte aty për t’i marrë thjeshtrit (fëmijët e gruas nga burri tjetër) nga shkolla, por u ther disa herë në rrugë me një thikë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, viktima ishte therur 13 herë. I dyshuari është kapur nga Policia, derisa po tentonte që të ikte nga vendi i ngjarjes.

“Dëshmitarët më pas e panë të dyshuarin duke u larguar në drejtim të Herentalsebaan-it. Policia shkoi shpejt dhe arriti që ta arrestonte burrin në të dyzetat në Van Havrelei, pa ndonjë problem. Kalimtarët e rastit ia dhanë ndihmën e parë viktimës. Pas kësaj, kontrollin e mori stafi mjekësor. Për fat të keq, nuk kishte ndihmë të mëtejme për viktimën. Ekspertët e forenzikës që erdhën në vendin e ngjarjes për hetime numëruan 13 lëndime nga thika dhe therjet”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.

Zyra e Prokurorit tashmë ka nisur hetimet për rastin, derisa në seancën që është mbajtur sot, 48-vjeçari ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje.

Ai pritet të dal para gjykatës edhe të premten.

Zyra e prokurorit ka nisur hetimet për vrasje dhe një seancë është mbajtur të martën. Departamenti lokal për hetime kriminale në Antëerp tani është duke i kryer hetimet e mëtejme. Burri e shfrytëzoi të drejtën e tij që të qëndrojë i heshtur para gjykatësit hetues. Ai do të paraqitet në gjykatë të premten.

Ndryshe, mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.

“Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat