Refuzoi të ndryshojë muzikën në lokal, nuk përmbahet shqiptari qëllon me shishe menaxherin e lokalit

Diaspora

Refuzoi të ndryshojë muzikën në lokal, nuk përmbahet shqiptari qëllon me shishe menaxherin e lokalit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia italiane për shkak se sulmoi menaxherin e një lokali. 

Sherri mes tyre nisi për ndryshimin e muzikës, kërkesë e cila nuk u pranua nga menaxheri i barit ku shqiptari po qëndronte bashkë me shokun e tij italian.

Më pas gjithçka përshkallëzoi dhe shqiptari i hetuar në të kaluarën,  goditi menaxherin me një shishe qelqi në qafë duke i shkaktuar atij dëmtime.

Ai rrëzoi disa orendi në lokal dhe më pas u largua. Policia arriti ta kapë pas disa minutash. Në momentin e arrestimit, i riu shqiptar bëri rezistencë dhe tashmë do gjykohet edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat